Ekipi i Spanjës niset për Kosovë, e injoron emrin e shtetit
Ekipi i kombëtares së Spanjës është nisur për në Kosovë, ku do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Në një postim në profilin e tyre në Twitter, kombëtarja e Spanjës tha se po nisen për në Prishtinë, por pa e përmendur fare emrin e Kosovës, shtetit ndaj të cilit do të zhvillojnë ndeshje me të drejta të barabarta, shkruan Gazeta Express
