Kryesore

Edita Tahiri thirrje për unitet / Beteja jonë tani është t’i mbrojmë kufijtë

Ish ministrja e jashtme e Kosovës dhe një ndër politikanet më të njohura në Kosovë bën thirrje për bashkim të forcave politike atje në të mirë të kombit.Uniteti ndoshta nuk arrihet 100 perqind thotë ajo por tani prioritet duhet të jetë mbrojtja e kufijve

Statusi

Edita Tahiri: Lufta jonë tani është t’i mbrojmë kufijtë që t’ia bëjmë me dije Serbisë dhe Vuçiqit se kufijtë e Kosovës janë ta paprekshëm. Ëndrra e tyre që ta shfrytëzojnë edhe më tutje “Trepçën”, duke marrë veriun e vendit, ka përfunduar përgjithmonë. Po ashtu, lojërat e Rusisë që të rikthehen në Ballkan me fuqi gjeopolitike në dëm të tokave shqiptare, nuk do të ndodhë më. Prandaj, apeloj që subjektet politike ta arrijnë një unitet. Nuk pres që ky unitet të arrihet 100 për qind, por forcat politike që e njohin interesin kombëtar dhe janë në mbrojtje të kufijve duhet të bashkohen.