Media serbe: Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me vajzën e këtij ish-ministrit të Serbisë
Gazetat e afërta me pushtetin në Serbi, ‘Kurir’ dhe ‘Srbija Danas’ kanë publikuar sot një shkrim përmes të cilit ato pretendojnë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me një serbe.
Sipas këtyre gazetave, bëhet fjalë për Lidija Sokoloviq, vajzën e ish ministrit serb, Zoran Sokoloviq.
Kështu ka thënë ish shefi i policisë në Beograd, Marko Nicoviq, transmeton Ballkani.info.
“Lidija dhe Albini janë parë në Beograd, e di që ajo lidhje ka zgjatur rreth një vit. Millosheviqi i bënte presion Sokoloviqit që ta ndërprente atë lidhje të vajzës, pasi që për të ishte e pakuptimtë që ajo të ishte në lidhje me shqiptarin, i cili nga këndvështrimi i Millosheviqit ishte person problematik. Kurti për shkak të asaj lidhje ishte i privilegjuar në burg, asgjë nuk i mungonte, por kushti ishte që ajo lidhje dashurie të ndërpritej, dhe kështu u bë”, thotë Nicoviq, transmeton Ballkani.info.
Ai shton se ekzistojnë spekulime se babai i Lidija “ka kryer vetëvrasje për shkak të lidhjes që kishte vajza e tij, por kjo megjithatë nuk ishte arsye që vetit ai ia mori jetën”.
“Është e vërtetë që ka qenë kundër asaj lidhjeje për shkak të presionit të Millosheviqit, por ai ka kryer vetëvrasje në një mënyrë të çuditshme dhe nuk besoj që lidhja e të bijës ishte arsyeja. Vetura e tij ka qenë në lëvizje gjatë vetëvrasjes dhe ka pasur një plagë më armë në trup, gjë që tregon se megjithatë nuk bëhej fjalë për vetëvrasje”, thotë Nicoviq.
Në anën tjetër, redaktori i të përjavshmës “Afera”, Gradish Katiq, thotë se nga letërkëmbimet e tij nga Kosova, “ka kuptuar se Kurti ka dashur ta harrojë këtë detaj nga e kaluara e tij, sepse do të ishte në shenjëstër të mediave shqiptare për shkak të lidhjes me serbe.
“Njerëzit të cilët gjatë viteve të 90-ta kanë qenë të afërt me babain e Lidijas nuk kanë dashur të zbulojnë detaje të asaj lidhje, duke reaguar ashpër në pyetjen tonë që të shpalosin detaje për këtë. Kështu që ish presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, ka thënë: Nuk kam qenë unë ministër, nuk di asgjë për këtë. As Milutin Mrkonjiq dhe Urosh Shuvakoviq, kolegët partiak të Zoran Sokoloviqit, nuk kanë dashur të konfirmojnë, e as të demantojnë lidhjen e Albinit me Lidijan”, përfundon shkrimi i gazetave serbe.
Të kujtojmë se Kurti aktualisht është i martuar me një norvegjeze dhe ka një vajzë.