Edi Rama: Nuk ka taksë në Rrugën e Kombit për ata që sjellin ndihma. Nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në Beograd!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj komenteve të shumta lidhur me taksën në Rrugën e Kombit.
Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është gënjeshtër që u kërkohet taksë kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri.
” Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës”, ka shkruar Rama.