LajmeShqipëri

Qytetari flet poshtë rrënojave: Pse s’i kapni t’i ngrini në krah këto?

Një tjetër video është shpërndarë në internet ku një qytetar i ndodhur nën rrënoja arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.

Në videon dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.

Në momentin që punonjësi i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.

Video: https://youtu.be/rnt3mllOxWk

Biseda:
Qytetari: Sa njerëz janë përjashtë?
Punonjësi: Janë me mijëra, kanë ardhur të të shpëtojnë ty.
Qytetari: Po pse s’i kapni t’i ngrenë në krah këto?
Punonjësi: Po vetëm unë kam hyrë brenda o shok….