FutbollSporti

Edhe një tjetër skuadër gjermane shpreh interesim për Milot Rashicën

Garës për transferimin e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i është bashkuar edhe skuadra gjermane, Redbull Leipzig, transmeton Ministria Lajmeve.


Kohë më parë ishte raportuar se interesim për 22 vjeçarin kishte shprehur gjiganti gjerman, Bayern Munich, por edhe skuadra angleze, Crystal Palace.

Kurse, gjatë ditës së sotme, gazeta gjermane “Sport Bild” ka raportuar se garës për transferimin e sulmuesit vushtrrias i është bashkuar edhe skuadra e Leipzigut.

Milot Rashica ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Werder Bremenit, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 6 asistime.