Edhe Almin Shaqiri vepron njejt si kryetari Arifi, vendos t’a ndajë pagën e tij për ndihmë të qytetarëve
Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e APN’s Almin Shaqiri, ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook, se pagën e tij do ta ndajë për çështje humanitare për t’i ndihmuar sadopak qytetarët e komunës së Preshevës.
Ai është bashkangjitur kryetarit Shqiprim Arifi, i cili ditë më parë ka njoftuar se paga e tij do të ndahet për ndihma humanitare gjatë pandemisë së Virusit Corona, si shenjë solidariteti me kompanitë lokale që janë të mbyllura, njofton presheva.com
Postimi i plotë i Këshilltarit Almin Shaqiri:
Duke e ditur situatën që po gjindemi, duke e parë mundin dhe sakrificën e kryetarit të komunës së Preshevës, i bashkangjitem edhe un karvanit që një pjesë të pagës sime si këshilltar i zgjedhur nga populli të kontribuojë për popull.
( E dim që rroga e një këshilltari nuk është aspak e kënaqshme (15 mij dinar), mirpo gjithkush aq sa mundet do ishte mire).
Mëshiroi ata që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” /presheva.com