Kryesore

Pamje nga arrestimi i të dyshuarve nga Bujanoci dhe Nishi për trafikim droge nga Kosova (video) 

Policia e Nishit, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Departamentin e Policisë për qytetin e Beogradit, arrestoi F. A. (1995) nga rrethina e Bujanocit, N. P. (1997), S. M. (2000), D. B. (1996), dhe I. M. (1993). ) nga Nishi, për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi  dyshohet se N.P., S.M., D.B. dhe I.M., përmes qytetarit nga Bujanoci F.A., për një kohë të gjatë merrnin drogë nga zona e Kosovës dhe e shisnin në zonën e Nishit.

Gjatë kontrollit në makinën e drejtuar nga N.P., u gjetën më shumë se 10 kilogramë marihuana e paketuar për rishitje, thuhet më tej në raportin e policisë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, me urdhër të të cilit është arrestuar./Titulli.com/