Edhe 6 ditë duhet ti vendosni gomat e dimrit dhe paisjet dimërore në veturë
Në Serbi sipas Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, nga 1 nëntori deri më 1 prill është detyrim të keni të katër gomat dimërore në automjetin tuaj, jo vetëm në rrotat që japin fuqinë, por të katër gomat dimërore nëse në rrugë ka borë, akull ose ngrica.
Në Serbi, shoferët që nuk kanë goma dimërore gjatë periudhës së detyrueshme (1 nëntor – 1 prill) dhe qarkullojnë në rrugë ku ka borë, akull ose ngrica, mund të gjobiten sipas Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor.
Detajet:
- Gjobat variojnë, por zakonisht shkojnë nga 3,000 deri 20,000 dinarë (rreth 25–170 euro).
- Përveç gjobës, policia mund të ndalojë automjetin deri sa të vendosen gomat dimërore.
- Në rast aksidenti, mungesa e gomave dimërore mund të rrisë përgjegjësinë e shoferit dhe të ndikojë në mbulimin nga sigurimi.
