Të fundit

ShSJ: Vaksinimi masiv antiCovid në Preshevë, do të bëhet në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”

Në bazë të shkresës zyrtare të Ministrisë së për administratë shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale lidhur me formimin e Punktit për imunizim masiv të popullatës lokale, Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës të dielën më datë 17 janar 2021 me fillim në ora 12:00, mbajti mbledhjen e tij jo të rregullt.

Pikat e rendit të ditës ishin:

  1. Formimi i punktit për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës kundër Covid-19
  2. Të ndryshme

Në bazë të kompetencave dhe kushteve të përcaktuara nga ana e Ministrisë, lidhur me formimin e Punktit për imunizim (vaksinim) masiv të popullatës, pas diskutimeve të anëtarëve të Shtabit, unanimisht si Punkt për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës u caktua holli i objektit të Shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, si lokacion adekuat dhe që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara nga ana e Ministrisë për ushtrimin e këtij organizimi.

Ky punkt do të imobilizohet dhe do të jetë i gatshëm për funksionim nga data 25 janar 2021.

Sa për informim të qytetarëve, procesi i vaksinimit do të bëhet në faza dhe do të realizohet sipas grupeve të caktuara, si në vijim:
I) stafi shëndetësor
II) personat mbi moshën 75 vjeçare
III) personat në moshën 60 – 74 vjeçare (të sëmurët kronik), që janë të rrezikuar
IV) të gjitha grupmoshat.

Nga ana e Shtëpisë së shëndetit tashmë janë formuar ekipet shëndetësore për mbarëvajtjen e procesit të imunizimit anti-Covid, ku pushteti lokal do të jetë mbështetës i tërë këtij procesi.