E thonë edhe Haxhiu e Selimi: Presheva pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu dhe Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi, të ftuar në emisionin Debat Plus, kanë folur rreth marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Ministria Lajmeve.
Deputeti i Kosovës, Selimi ka deklaruar se egziston një “draft” marrëveshje ose një “sekret” publik tashmë i një “ujdie” mes presidentit Thaçi dhe presidentit serb Vuçiq.
Haxhiu dhe Selimi janë shprehur se në atë “draft” marrëveshje që pritet t’i bashkangjitet edhe shkëmbimi terrotorial mes Kosovës dhe Serbisë, do të këtë dy ndarje të brendshme ajo e Kosovës dhe Luginës Preshevës.
“Në këtë marrëveshje shkruhet se pritet një ndarje të brendshme të shtetit Kosovës, e në anën tjetër një “copëtim” i Luginës së Preshevës, që nënkupton që shqiptarët e tri komunave në Serbi, nuk do të bashkohen si tërësi me Kosovën,”- tutje kanë shtuar deputeti dhe ministrja.
Gazetarët e emisionit kanë aluduar se deklaratat e anëtarëve e VV’s më shumë mund të vlerësohet si spekulim sepse ende asgjë nuk është bërë publika sa i përket kësaj marrëveshje, kurse deputeteti Selimi është përgjigjur duke thënsë se këto informacione kanë ardhur si indikacion mes bashkëbiseduesve dhe bashkëpuntorëve të përshfirë në këtë draft marrëveshje./ministrialajmeve