Bota

E quajti Putinin “psikopat”, gjendet e vdekur modelja ruse!

Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e fshehur në një valixhe kur ka kaluar më shumë se një vit që ajo u zhduk.

23 vjeçarja, Gretta Vedler u vra një muaj pasi ajo postoi në mediat sociale duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “psikopat”, dhe parashikoi se përpjekjet e tij për të “rritur integritetin e Rusisë” do të përfundonin me lot, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.

Ish i dashuri i saj “xheloz” Dmitry Korovin, 23 vjeç, ka rrëfyer më shumë se një vit më vonë se e mbyti për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë që nuk kishin lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.