Lajme

E quajti Kurtin “më hajvanin në histori”, Andin Lokaj largohet nga komentimi në pjesë të dytë

Para fillimit të derbit italian Juventus-Inter, komentatori i sportit Andin Lokaj përdori gjuhë ofenduese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke e quajtur “hajvan”.

“Kryeministri më hajvan në histori, e kam një dëshirë që kryeministri më hajvan të mos më dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri… po çfarë kryeministri more, “më hajvani””, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian, shkruan Insajderi.

Lokaj ka vazhduar komentimin deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë është ndërruar komentatori.