E pështyu kundërshtarin, ky është dënimi për Di Marian
Angel Di Maria ka mësuar dënimin e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i Ligue 1.
Angel Di Maria është pezulluar me katër ndeshje, pasi pështyu Alvaro Gonzalez gjatë një mosmarrëveshje në ndeshjen mes PSG dhe Marseille.
LFP është mbështetur në imazhet televizive, për të dënuar argjentinasin për gjestin jo sportiv.
Di Maria, tani nuk do të mund të ndihmojë PSG-në në katër ndeshjet e ardhshme.
Ai do të mungojë që në xhiron tjetër kundër Reims, skuadër kjo ku paraqiten Arbër Zeneli dhe Valon Berisha./