Magazina

Artisti nga Kosova Besnik Xhemaili, hapë ekspozitë personale në Stamboll

Besnik Xhemaili, artisti nga Kosova i cili ishte edhe pjesëmarrës në Bienalin Ndërkombëtar të Grafikës në Varne të Bullgarisë, tashmë ka hapur një ekspozitë personale në Stamboll.

Ekspozita është mirëpritur nga të pranishmit atje, ku e pranishme ishte edhe konstullja e Kosovës Zana Berisha.

Në këtë ekspozita Xhemaili kishte ekspozuar rreth 40 piktura në teknikën e akuarelit si dhe 10 grafike në teknika të ndryshme.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 20 mars në Galerinë Kombëtare të Uskudar në Stamboll.