Lajme

E KONFIRMON PUBLIKISHT LUTFI HAZIRI: DO TË KANDIDOJ PËR KRYETAR TË LDK-SË

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë të ditur për herë të parë publikisht se do të jetë kandidat për kryetar të partisë në zgjedhjet e brendshme partiake që priten të nisin javën e ardhshme – raporton Periskopi.

Haziri ka thënë se aktualisht është duke punuar për arritjen e një marrëveshje të brendshme në parti që siguron unitet edhe pas zgjedhjeve.

Ai ka bërë të ditur nëse pavarësisht këtyre përpjekjeve nuk arrihet marrëveshja, atëherë ai do të kandidojë zgjedhje.

“Sot është 15 marsi dhe zgjedhjet në LDK fillojnë zyrtarisht. LDK e Gjilanit ku jam unë i bon 20 vjet që ka nisur. Në mars të vitit 90’ unë jam angazhuar në LDK, e më pas jam ftuar edhe në Prishtinë nga strukturat e partisë. 29 vjet i kam në LDK, e 19 vjet me familjen tem. Kam jetëgjatësi në LDK më shumë se të gjithë të tjerët. Unë jam për marrëveshje politike. Unë jam me ruajt një unitet në parti, që të mos ketë përçarje. Ne nuk kemi përçarje ideologjike në parti. Jemi pesë kandidatë. Duhet të merremi vesh për votë të fshehtë. Minimum kanë me qenë dy kandidatë. Vota ka me qenë e fshehtë. Rezultati duhet me qenë i pranueshëm. Kandidoj për kryetar të LDK’së nëse ka marrëveshje të brendshme, sepse më herët ne nuk kemi pasur probleme me liderë. E ardhmja e LDK’së është në udhëheqje ekipore. Këpucët e Ibrahim Rugovës nuk i bëjnë më askujt. Kom me punu deri në fund për marrëveshje politike, kam me kërku barazi në atë marrëveshje. Nëse s’ka marrëveshje politike, unë kandidoj. Unë besoj që marrëveshje politike është mjeti i vetëm që LDK’ja duhet ta shfrytëzojë”, ka thënë Haziri në Debat Plus në Tv Dukagjini.