LajmeTë fundit

Sot u mbajt mbledhja e radhës së Komisionit për Arsim të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku u diskutua për problemet dhe vështirësitë e vazhdueshme që po hasen në këtë fushë. Duke filluar prej mungesës së librave, si temë që ende rëndon mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave shqipe.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, vazhdimisht po mbanë takime të njëpasnjëshme me diplomat te huaj dhe institucionet përgjegjëse, për shqyrtimin e mundësive që sa më parë të sigurohen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave shqipe.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe temat tjera që kanë të bëjnë me arsimin.