E konfirmon edhe Musliu: Qytetarët e Luginës së Preshevës mund të hyjnë pa PCR test në Kosovë
Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtare ka njoftuar se, ai është personalisht është interesuar në lidhje me sqarimin e lëvizjes së qytetarëve të Luginës së Preshevës për në Kosovë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Musliu në lidhje me këtë sot kishte shkuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë për tu informuar sa më drejtë dhe saktë në lidhje me situatën e krijuar nga autoritet e Qeverisë së Kosovës.
Zv.kryetari ka konfirmuar se luginasit mund të hyjnë në Kosovë lirshëm pa kufizime,që nënkupton nuk kanë nevoj të posedojnë PCR Test.
Postimi i Musliut :