E konfirmon Ahmeti: Amerikanët e përmendën opsionin e heqjes së Bondsteel-it nga Kosova
Bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti ka thënë se sot gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për taksën duke treguar se ata e kishin përmendur si mundësi edhe largimin e kampit të Bondstilit nga Kosova.
Por Ahmeti e bën të qartë se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë aspekt. Sipas tij vetëm është përmendur si masë ndaj Kosovës nëse nuk e heqë taksën.
”Nuk është vendim zyrtar por është përmend si masë që mund të merret nëse vazhdon taksa tutje’’, ka thënë Ahmeti në Zona B.
Edhe Fatmir Limaj sot e konfirmoi këtë paralajmërim të SHBA’së.
”Ne ju kemi thënë se taksa nuk hiqet. Ata kanë thanë ok. Cka duhet ne me i këkru Serbisë për me heqë taksën. Edhe ata janë të gatshëm me cu një marrëveshje për largimin e taksës. Ne ju kemi bërë disa kërkesa.Serbia me ndal agresionin. Qarkullimi i lirë i qytetarëvee,, ndalja e agresionit, njohja etj. Pra sot u diskutua edhe largimi i trupave amerikane nga Kosova. Nuk mështë e thjesht, largojeni taksën edhe okej’’, tha Limaj në Zona B.
Ndryshe, në reagimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë nuk është specifikuar një gjë e tillë, ndonëse është kërkuar të hiqet taksa 100% për Serbinë dhe Bosnjën.