MaqedoniShqipëri

Dy turistë nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.

Dy burra nga Maqedonia e Veriut M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.

Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

Shkak mendohet të jenë dallgët, ndërsa dyshohet se ata kishin konsumuar alkool para se të futeshin në det./Top-channel