Lajme

Dy deputetet që nuk përfillën shefat e partisë dhe votuan për Vjosa Osmanin

Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca kanë befasuar me veprimet e tyre së fundmi, derisa po marrin pjesë në seancën për presidentin e ri të vendit.

Është Albena Reshitaj ajo e cila është përjashtuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kjo pasi që doli kundër vendimit të kësaj partie për të qenë të pranishëm në sallë, në kohën kur votohet presidenti i vendit.

E guximshme, sikurse Reshitaj është treguar edhe Adelina Grainca, deputetja që tashmë zyrtarisht ka lënë PDK-në duke aderuar në Vetëvendosje.

Reshitaj dhe Grainca kanë qenë befasi e këtij procesi, shkruan IndeksOnline.

Nga ana e saj, Reshitaj ka thënë se po merr pjesë në seancë, kjo për faktin se ia dëshiron të mirën këtij vendit.

Ndërkaq nga ana e Graincës nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për një kalim në VV.