Durrësi si Dubai, përfundohet projekti, ja si do të duket porti
Investim 2 miliardë dollarë në portin e Durrësit nga Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, bëhet e ditur se është përfunduar projekti.
Në lidhje me investimin madhor në portin e Durrësit, ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.
Nga ana tjetër, sot kreu i qeverisë ka njoftuar se Emaar Group me qendër në Dubai ka miratuar maketin e projektit.
Sipas Ramës, porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.
Postimi
MIRËMËNGJES ?
dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë?