Duartrokitje për Kurtin, Salihu: Ai foli fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!
Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu, ka përgëzuar për qëndrimin e tij kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij ai flet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Sipas Salihu, Kurti kërkoi reciprocitet në Bruksel duke i ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombëtar, si shqiptarëve në Serbi.
“Respekt dhe mbështetje për Kryeministrin Kurti ! Bëni durim u them të paduruarve ! Motori ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur!”, shkruan Salihu.
REAGIMI I SALIHUT:
Jam shumë i lumtur që përpjekjet tona të pandalshme si AFEDS, si aktivistë kombëtarë, për çështjen e të drejtave tona themelore në Republikën e Serbisë, po rezonojnë dhe po gjejnë përgjigjen më të shkëlqyer në diskurin diplomatik të Kryeministrit Kurti ! Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ! Pasi në Bruksel me shumë brilancë diplomatike, e kërkoi reciprocitetin duke i ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombetar, njëjtë si shqiptarët në Serbi, Kryeministri Kurti nuk u ndal as sot ! E tregoi se tashmë reciprociteti me Serbinë është vijë sjelljeje e Kosovës dhe do të kërkohet duke imponuar të drejta të barabarta midis pakicave në të dy vendet tona ! Sot Kryeministri Kurti, pas vitesh heshtjeje, lëshimesh per fatin tonë në dialogun me Serbinë, e përsëriti në Vienë qëndrimin tashmë të konsoliduar : reciprocitet në trajtimin e pakicave, gjegjësissht të serbëve në Kosovë dhe ne shqiptarëve në Serbi ! Ky qendrim kombëtar, patriotik, në një nga piacat kryesore të diplomacisë botërorë, në prani të Kancelarit austriak Kurz na mbush me shpresë se diçka po lëviz në favorin tonë ! Shqiptaret janë spastruar etnikisht në kohëra të vështira për ta, por kjo nuk mund të ndodhë në ditë të sodit, kur kemi dy shtete që mund të na mbrojnë !
Respekt dhe mbështetje për Kryeministrin Kurti ! Bëni durim u them të paduruarve ! Motori ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur !