Dua Lipa, e vetmja artiste femër në mesin e 10 albumeve më të shitura për 2018


Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është artistja femër me albumin më të shitur për vitin 2018. Ajo ishte e vetmja këngëtare në top 10 albumet më të mira të artistëve vitin e kaluar në Britani të Madhe.
Albumi ‘Dua Lipa’ ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Official Charts.
Lipa, gjithashtu, kishte këngën e dytë më të dëgjuar të vitit, “One Kiss”, si dhe këngën e nëntë më të dëgjuar, “IDGAF”.
Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” e Motion Picture Cast Recording.
Ndërsa vetëm katër nga Top 20 albumet në kategori ishin nga femra. “Always In Between” i Jess Glynnet qëndron në vendin e 14-të, “Sweetener” i Ariana Grandes në vendin e 16-të dhe “The Architect” i Paloma Faithit në vendin e 17-të.