Dresheviq zyrtarisht merr pasaportën e Kosovës, gati për Çekinë dhe Anglinë
Mbrojtësi, Ibrahimaj Dresheviq edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportën e Kosovës.
Dresheviq tashmë është lojtar i Përfaqësueses së Kosovës dhe do të jetë i gatshëm për dy takimet e ardhshme, që Kosova i zhvillon në kuadër të kualikimeve për kampionatin evropian ndaj Republikës së Çekisë në Prishtinë (7shtator) dhe ndaj Anglisë në Southampton me 10 shtator.
Në ambasadën e Kosovës në Holandë, futbollisti është pritur nga ambasadori, Lirim Grajçevci i cili i ka dorëzuar edhe pasaportën e Kosovës.
Dresheviq luan në pozitën e qendërmbrojtësit për ekipin holandez Herneeveen dhe e ka nisur mjaft mirë sezonin.