Kryesore

Dr.Sabit Sahiti apel qytetarëve t’i shmangin grumbullimet për festën e Kurban Bajramit

Dr.Sabit Sahiti specialist i mjekësisë respiratore në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë për Ministria e Lajmeve ka deklaruar se gjendja aktuale në komunën e Preshevës është alarmante nga pandemia e virusit Kovid-19.

Specialisti Sahiti është shprehur se këto dy javët e fundit në territorin e Preshevës është rritur numri i të infektuarve me Kovid-19. Një pjesë e tyre janë të verifikuar me teste serelogjike, kurse pjesa tjetër me teste PCR.

“Është brengosëse fakti që një numër i konsiderueshëm i të infektuarve me Kovid-19, janë pacientë të moshave të reja dhe të mesme me simptoma të rënda”- shprehet dr.Sabit Sahiti për Ministria e Lajmeve.

“Rastet më të rënda klinike udhëzohen në institucionet terciale në Nish, rastet më pak të rënda dërgohen në spitale sekundare të Vranjës dhe Surdulicës, kurse rastet më të lehta shërohen në kushtë shtëpiake në të gjitha parametrat e parapara për Kovid-19 infeksion”- ka deklaruar Sahiti.

Doktori në fjalë ka thënë se po ashtu është bregosëse fakti që qytetarët tanë nuk po i kushtojnë rëndësi të mjaftueshme preventivave, siq janë mbajtja e maskës, distanca sociale dhe higjiena personale të cilat janë të rëndësisë së veçantë për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit Kovid-19.

Mes tjerash dr.Sabit Sahiti ka apeluar tek qytetarët e komunës së Preshevës që në ditët në vijim të kenë kujdes e simdomos ta kenë parasysh festën e Kurban Bajramit. Doktori këshillon që ceremonia fetare të kryhet sa më shpejtë në ditë e kësaj feste dhe besimtarët të qëndrojnë sa më shkurt në ambiente të mbyllura. Gjithashtu kjo festë e madhe dihet botërisht që është edhe familjare andaj dr.Sahiti këshillon që besimtarët ti shmangen grumbullimeve familjare dhe sa më pak të eksponohen nga virusi Kovid-19 dhe me vigjilencën tonë preventive dalngadalë të jemi sa më pak të infektuar dhe në fund ta ngadhënjejmë këtë të keqe që na dha natyra!- tha për fund për Ministria e Lajmeve, Dr.Sabit Sahiti, specialist i mjekësisë respiratore.