Lajme

Dorëzohet projekti i renovimit të tërsishëm të Shtëpisë së Shëndetit

Drejtori i shtepise se shendetit sot zyrrarisht pranoi projektin per renovimin e plote te Shtepise se Shendetit. Ai ne profilin e tij ne Facebook theksoi se se shpejti do te publikohet edhe projekti 3D i ketij projekti.Mbetet te sqarohet se prej cilave burimeve financiare do te perkrahet ky projket. Me poshte e keni postim e plote te drejtorit te Shtepise se Shendetit z. Salihu:

Sapo mora projektin e renovimit të kompletuar të shtëpisë së shëndetit në Preshevë. Faleminderojmë kryetarin e komunës Shqiprim Arifi dhe stafin të cilët me përpjekje të madhe kanë punuar që kjo ndërtesë që nga viti 1986 të renovohet komplet.
Pas ndërtesës së ndihmës së shpejtë të re, ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në komunën tonë, për kushte më të mira të pacientave tanë dhe personelit mjeksorë.
Në ditët në vijim do ta bëjmë edhe prezantimin 3 dimenzional të këtij projekti.

Urime Preshevë,