Shqipëri

Dorëheqja e Thaçit, Rama: Ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në betejën për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare.

Sipas Ramës procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare!

Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama.

Thaçi dha ditën e sotme dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Gjykata e Hagës./Opinion.al