Lajme

Haradinaj: UÇK-ja ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Kosova do të tejkalojë faqebardhë është këtë sfidë.

“Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë”, është shprehur Haradinaj.