Lajme

Djukanovic tërheq vërejtjen kishës ortodokse: S’ka shtet brenda shteti

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, i paralajmëroi të gjithë ata që po ndërhyjnë në punët e brendshme të Malit të Zi, veshur me mantele të priftërinjëve apo kostum.


Djukanovic ka thënë se “Mali i Zi nuk e ka ndërmend të grabisë asnjë metër tokë askujt por nuk e kemi ndërmend që sy mbyllur ta lejojmë askënd të marrë atë që është e shtetit” porositi Milo Djukanovic në konferencën zgjedhore të Partisë Social Demokratike të Malit të Zi.

Djukanovic shtoi se i duhet tërhequr vërejtjen të gjithë atyre që ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Përkundër se po shfaqen paralajmërime nga e shkuara, Mali i Zi është i vendosur në synimin e vendosjen e sundimit të ligjit, nuk do të ketë të privilegjuar.

Presidenti malazias ishte i qartë kur foli për statusin e qytetarëve malazez para ligjit “duhet që të kuptohet se pa dallim a visheni mantele apo kostum të gjithë duhet barabartë të përgjegjshëm para shteti të Malit të Zi. Kjo është vërejtja e fundit dhe momenti i fundit që ta kuptojnë, e të mos na sjellin para situatës së pakëndshme ku Mali i Zi do të duhet të bëjë atë që duhet të bëjë për të gjithë, përfshi edhe ata që mbajnë mantelin ” porositi presidenti malazez.

Presidenti malazez i paralajmëroi edhe ata që mendojnë se mund të manipulojnë me Malin e Zi, ai tha se me Malin e Zi askush nuk ka drejtuar nga anash, nuk ka shtet brenda shteti, e as nuk do të ketë. Atyre që kanë ide kolonialiste mbi Malin e Zi i porositi se janë të pavarur, sovran e të njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Mali i Zi e Mitropolia e Malit të Zi kanë mosmarrëveshje pronësore dhe qeveria malazeze i kanë akuzuar Kishën se sinodi i fundit ishte i motivuar politikisht.