Ditë zie për diasporën në Zvicër: Nesër mbahet ceremonia mortore për Floriana Ismailin
Nesër(e martë) do të mbahet ceremoni mortore për Florijana Ismailin, teksa edhe do të varroset ish futbollistja e Kombëtares së Zvicrës.
Ish futbollistja e Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenia e skuadrës, Young Boys, në konkurrencën e femrave nesër do të varroset në varrezat e fshtati Worben në Zvicër.
Florijana Ismaili vdiq tragjikisht javën e kaluar në Liqenin e Comos në Itali.
Kërkimi ishte zhvilluar në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk ajo, trupi ishte gjetur në një thellësi prej 204 metrash.
Familja e futbollistes së ndjerë ka njoftuar se nesër do të varroset trupi i saj në Worben në ora 12:00.