Sporti

Distria Krasniqi me “ipponin” e dytë më të mirë në vitin 2019

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka mbyllur me shumë sukses vitin 2019, me fitore spektakolare.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos – IJF ka bërë përmbledhjen e top 20 fitoreve të xhudistëve me “ippon”, transmeton Koha.net.

Krasniqi është përzgjedhur me ipponin e dytë më të mirë në vitin 2019, të cilin e kishte shënuar në Tokio, aty ku edhe rrëmbeu medaljen e bronztë në Botërorin e seniorëve.

Kujtojmë se Distria Krasniqi është xhudistja kosovare e ranguar më së larti në ranglistën botërore. Derisa është e para në ranglistën olimpike në kategorinë e saj, atë deri 48 kilogramë.

E vitin 2019 e mbylli me të artën në Mastersin e mbajtur në Kinë. Kurse, kishte fituar të argjendtën në Grand Prix e Budapestit dhe të artën në Antalya.

Më poshtë mund të shikoni top 20 fitoret më të bukura këtë edicion në xhudo, përfshirë edhe ipponin spektakolar të Distria Krasniqit.