Diaspora e Kosovës për rekord, deri në orën 15:00 votuan 50.91% për zgjedhjet parlamentare
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës po zhvillohet qetë dhe nuk është raportuar asnjë problem.
Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar procesi i votimit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Nga 20.324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 votues apo 50.91%.
Votimi po kryhet në 30 shtete të ndryshme dhe duket se është duke vazhduar me një pjesëmarrje të konsiderueshme nga diaspora.
Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.