Shqipëri

Dhuna/ Protestuesit në spital, me kokë të çarë e në oksigjen (FOTO)

Sali Berisha publiko sot fotot e disa prej protestuesve që u plagosën dje në protestën e opozitës.

Pamjet janë të rënda, pasi protestuesit, babë e bir janë me maskën e oksigjenit, me kokë të çarë dhe plagë të tjera në fytyre e trup.

“Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela”-shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. sb