Lajme

Detaje të reja rreth plaçkitjes me kallash që ndodhi në rrugën Gjilan-Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth plaçkitjes së mbrëmshme me kallash në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Sipas raportit 24 orësh, katër persona të panjohur duke përdorur kallash kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Të dyshuarit më pas kanë djegur veturën e cila është përdorur për plaçkitje.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, njofton policia.