Dështon seanca e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Seanca e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, e thirrur për sot në orën 11:00, ka dështuar të mbahet.
Lajmin për dështimin e seancës e ka publikuar këshillëtari i KKSH-së nga rradhët e APN-së, Levent Qazimi, përmes një postimi në facebook.
Brenda 1 viti qeverisje, KNSh dështon 3 herë të mbajë seancat e parapara.
Sot ishte hera e tretë, pa shpjegime shtyhet seanca e cila ishte thirrue të mbahet në ora 11:00. A ka të bëjë kjo me mosmarrëveshjet për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës?!
Kështu funksionojnë gjërat kur ska parime dhe e vetmja mënyrë e funksioninit është interesi personal e partiak.
Ndryshe, seanca e KKSH-së e paraparë të mbahet sot në orën 11:00, është anuluar përmes thirrjeve telefonike që kanë pranuar këshilltarët nga administrata e këtij institucioni, vetëm një orë para fillimit të sajë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e fundit ka miratuar udhëzimin për shpërndarjen e Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën./preshevapress