Lajme

Dështimi i radhës nga Qeveria Hoti: Sërish nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen as Buxheti për vitin 2021


Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2021 nuk është votuar në Komsionin për Buxhet dhe Trasnfere për shkak të mungesës se kuorumit.

Të njëjtin fatin e pati edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Fillimisht deputeti Shkëlzen Hajdini ka propozuar që dy Projektligje ai për Rimëkëmbje dhe ai i Buxhetit të shtyhen për mbledhjen tjetër.

Kurse deputeti i PDK-së Kujtim Shala ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje është bërë problem për qytetar e biznese.

Përderisa deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se Kuvendi është tepër vonë për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se problemi i Ligjit për Rimëkëmbje është bërë politik.

Kurse deputeti Veton Berisha ka thënë se e konfirmon se me votë publike e mbështetë propozimin e Kujtim Gashit të PDK-së në favor të amendamenteve.