Vritet dëshmitari i Tribunalit Special, flet gruaja e tij
Se kush qëndron prapa vrasjes së Nazmi Rrustemit, 63-vjeçarit nga Prishtina që u gjet i vdekur një muaj më parë afër Liqenit të Badovcit, ende nuk është zbuluar nga organet e drejtësisë në vend.
Ishte bërë e ditur se dyshimet e para janë se Rrustemi mund të jetë vrarë për arsye që lidheshin me profesionin që tashmë i ndjeri e ushtronte që sa vite
Mirëpo, arsyeja po del të jetë krejt tjetër. Kështu të paktën po pohojnë familja e tij. Televizioni merr vesh se i ndjeri kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Madje, tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.
Këtë e ka konfirmuar për Televizionin T7, gruaja e të ndjerit, Elmaze Rrustemi.
Kliko dhe shiko deklaratën e e gruaës të të ndjerit : VIDEO