Maqedoni

Deri të premten hiqen barrierat tregtare ndërmjet Kosovës e Maqedonisë Veriore

Kosova dhe Maqedonia janë pajtuar që deri të premten t’i largojnë barrierat tregtare ndaj njëra-tjetrës.

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bektashi, raporton KTV.

Gjatë takimit në Prishtinë, ata kanë diskutuar rreth mundësisë për heqjen e tarifave për disa produkte të Maqedonisë së Veriut, që janë vendosur si rezultat i ndalimit të rasatit të peshkut nga Kosova.

Ministri nga shteti fqinj, Kreshnik Bektashi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet që nuk e zbatojnë programin e monitorimit aktiv sa u përket produkteve të peshkut.

Kosova aplikoi masë reciprociteti ndaj importimit të mjaltit natyral dhe patateve nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit vendosi tarifë ndaj rasatit të peshkut që eksportohet nga Kosova në shtetin fqinj.