Deputeti Nitaj kërkon nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel.
“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciqit për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime”.
Nitaj ka theksuar se Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!
“Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste”, ka shkruar Nita