Deputeti i opozitës së re këshillon Ramën: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë më e zeza
Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi, i bërë pjesë e Kuvendit nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me numrin e protestuesve në shesh mbrëmjen e djeshme.
“Disa pyetje për ty Kalorës. Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh ? Apo do ironizosh se ishin vetëm 3000. Si mendon ? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon?..Po të marrim më qaf servilat, të paaftet duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti ,sulltani, perandori jonë…Shikoje kete video disa here, është Uragani qe se ndal dot as ti, as gazsjellsi, as Rilindja e krimit dhe as ndonje pazar a marreveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbare, qetësohu, thirri mëndjes dhe mos harro nje keshill miqësore terhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava me e zezë dhe më fatale për ty .Me qetësi dhe suksese në jetë.” shkruan ndër të tjera Maliqi në postimin e tij.