Delegacioni i Luginës së Preshevës ka vazhduar ditën e dytë të takimeve në Strasburg
Postimi i Ardita Sinanit :
Në vazhdën e agjendës për lobimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës në Strasburg, sot ishte dita e dytë me takime të rëndësishme në Parlamentin Evropian.
Takimi i parë ishte me eurodeputetin Thijs Reuten.
Për të vazhduar me Michael Gahler, zëdhënës për politikë të jashtme i Partive Popullore Evropiane EPP. Njëherit mbështetës i çështjes shqiptare në Ballkan dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Serbi.
Takim poashtu i rëndësishëm ishte bashkëbisedimi me eurodeputetin Vlad Gheorghe, anëtar i Delegacionit të BE-së për stabilizim – asocim me Serbinë.
Agjendën e sotme e përmbyllëm me takimin vëllazëror udhëheqësin e Misionit të përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, SH.T. Ambasadorin Dastid Korteshi.
Është një mundësi jashtëzakonisht e rrallë kjo, që çështja e shqiptarëve në Serbi tashmë po merr vëmendjen e instancave më të larta të qendrave kryesore të vendimmarrjes.