Delegacioni i deputetëve kosovarë, takim me kryetarin e komunës Shqiprim Arifi
Delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,sot vizituan komunën e Preshevës, rrepesktivisht deputetët kosovarë zhvilluan një takim me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin.
Vizita u zhvillua në kabinitetin e kryetarit Arifi, si dhe gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me problemet e qyetarëve të komunës së Preshevës, në përgjithësi që po i bëhen çdo ditë, nga Republika e Serbisë.
Të gjitha detajet rreth takimit kryetari Arifi i bëri përmes një postimi në Facebook .
Shqiprim Arifi :
Sot, bashkë me kryetarin e Kuvendit z. Sami Salihun pritëm në kabinetin tim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të përbërë nga dy komisione parlamentare, ate për arsim dhe administratë publike.
Gjatë takimit diskutuam për problemet që preokupohen çdo ditë qytetarët tanë që nga problemet elementare ate të teksteve shkollore, diskrimin tonë dhe kërkesat tona që ua kemi dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në detaje i njoftova rreth kërkesës sonë drejtuar dy Qeverive Shqiptare për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritet dhe hapjes së zyrës koordinuese për realizimin e projekteve nga Qeveritë Shqiptare dhe Komunës së Preshevës.
Gjithashtu ia përsërita qëndrimin tonë rreth çështjes së bashkimit të komplet Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës pa e parcializuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, bashkim me Republikën e Kosovës pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Përfshirja jonë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel gjithashtu është kërkesë e jona legjitime, pasi kemi një vend të rezervuar për OJQ-ët.
Deputetët e nderuar theksuan se problemet tona do ti shpalosin në kuvend dhe kur bëhet fjalë për Preshevë të gjithë do të jenë unik rreth çështjes së shqiptarëve nê Luginë.