Lajme

Deklarohet Kurti pas vendimit të Gjykatës Supreme

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, gjatë një vizite në Prizren, është shprehur i bindur se më 14 shkurt do t’i marrin 61 deputetë.

Kurti, me këtë rast, duke bërë thirrje që të votohet partia e tij, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Supreme, e cila s’e lejon atë të marrë pjesë në zgjedhjet e parakoshme.

“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti./GazetaBlic