Debutoi sot me Chelsean, Broja tregon se si Lampard i hoqi presionin: më tha shko bëj qejf
Armando Broja do të debutonte me ekipin e parë të Chelseat në fitoren e sotme me rezultatin 4-0 ndaj Evertonit. Sulmuesi shqiptar do të aktivizohej në minutën e 84 të ndeshjes, për të marrë vendin e Giroud. Në një intervistë për “Sky Sport”, lojtari kuqezi ka treguar edhe emocionet e para të këtij debutimi. Pjesa më e rëndësishme është mënyra sesi Lampard e kishte motivuar, për t’i hequr presionin dhe ngarkesën emocionale.
Ishte një ndenjë e mrekullueshme, pasi që kur isha i vogël e ëndërroja që të luaja me Chelsean në “Stamford Bridge. Një ndjenjë fantastike që të bëja debutimin tim këtu. Përpara se të futesha në fushë isha pak nervoz. Unë nuk para bëhem nervoz në fakt, por ishte hera ime e parë. Trajneri më tha që: “Luaj lirshëm, shijo momentin dhe bëj qejf”. Kështu që e shijova këtë momentin për të qenë në fushë. “Premier League” është një kampionat i vështirë dhe me shumë mundësi është më i vështiri në botë”, tha Broja.