Lajme

Debat i ashpër, Lubonja ia thotë Haxhiut: O Baton vetëm ti je te ndryshimi i kufijve, as Thaçi s’guxon ta thotë!

Analisti nga Shqipëria Fatos Lubonja ka pasur një debat të ashpër për korrigjim të kufijve me gazetarin Baton Haxhiu.

Lubonja ka thënë se Thaçi është i vetëm për korrigjim të kufijve sepse të gjithë janë kundër.

“Politikanët shqiptarë që duan të bëjnë këtë ndryshim, në këtë rast është Thaçi i vetëm sepse unë nuk e di në qoftë se pranohet ky, partia LDK thotë jo, Vetëvendosje jo, Thaçi vet thotë jo, atëherë do thonë nesër që na imponuan Amerika”, u shpreh ai në emisionin Debat në RealStory, përcjell Bota sot.

Më pas ndërhyri Baton Haxhiu i cili e pyeti se cili është mendimi i tij, duke i folur për Serbinë, ndërsa Lubonja ia ktheu se po fliste për ndryshim të kufijve.

“Po flas për ndryshim të kufijve. Në Serbi ka një autokrat që i merr vendimet vet, ndërsa në Kosovë jo, sepse është i vetëm, se të gjithë ata që e kanë mbështetur janë kundër marrëveshjes, atëherë mendimi im është ky, që politikanët shqiptarë, autokrati ynë deri dje por edhe sot në hije, Thaçi, për interesa të tija, që janë interesa të pushtetit dhe të problemeve që ka me drejtësinë në Kosovë dhe në Gjykatën Speciale, po përdor këtë konjukturë, që për mendimin tim është në favor të Vuçiqit. Pra në këtë kuptim, Vuçiq mund ta marrë vendimin dhe ju thotë serbëve Boll më me Kosovën se s’kemi çfarë t’i duami ata, e morëm këtë llokmën tonë e cila është e rëndësishme dhe më e pasura e Kosovës, tani unë e mbylla këtë dhe t’i lëmë shqiptarët. Ndërkohë për shqiptarët kjo çështje është e rëndësishme për shqiptarët, në qoftë se ndodhë gjithmonë, e dyta, në thelb të dy janë gabim në vizionin e Evropës e cila nuk mund të ndërtohet mbi shtete etnike”, u shpreh Lubonja, përcjell Bota sot. (Shih në video nga minuta 40)