Të fundit

PD shënon 9 vjetorin e themelimit, në Bujanoc pritet të futet në qeverisje lokale?

Partia Demokratike në Bujanos sot shënon 9 vjetorin e themelimit si subjekti i dytë i formuar pas vitit 2001 me seli në Bujanoc.

“Partia Demokratike sot shënon 9 vjetorin e themelimit të saj. Si nevojë e kohës për një qeverisje më të mirë për qytetarët e komunës së Bujanocit, para 9 viteve, saktësisht në një datë historike për popullin shqiptar, më 2 korrik 2011 lindi Partia Demokratike me seli në Bujanoc”, thuhet në njoftimit e PD-së.

Kjo parti ka vlerësuar se gjatë këtyre 9 viteve, PD me punën e saj të palodhshme ka konfirmuar se është parti serioze e qëndrueshme dhe më e madhja që gjithmonë ka prioritet përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Ky përvjetor Partinë Demokratike e gjen si forcën kryesore politike në komunën tonë, me besimin më të madh të qytetarëve shqiptarë të dala nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2020”, thuhet me s tjerash në njoftimin e Partisë Demokratike.

PD konsideron se ka kaluar shumë sfida së bashku dhe sipas saj na presin edhe shumë tjera, e që me ndihmën tuaj do të arrijmë t’ia dalim.

Partia Demokrati në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në komunën e Bujanocit ka dalë si parti fituese dhe po vazhdon bisedimet për formimin e shumicës shqiptare në kuvendin komunal.

Më 14 korrik 2014 PD ka formuar edhe degën e sajë në komunën e Medvegjës ndërsa në komunën e Preshevës ka marrë pjesë me listën për zgjedhjet lokale 2018./Titulli.com/