Bota

Darsma Afgane: 63 të vrarë për rikthim të sheriatit taliban islamik

Në një darsëm moderne afgane janë vrarë 63 persona nga një sulm kamikaz, transmeton Ministria Lajmeve.


Sapo u stabilizua pak ekonomia dhe njerzit filluan të festojnë, mjaftoi një sulm kamikaz që të hedhë gjithçka në ajër në Afganistan.

Rasti është me një dasmë moderne, e cila nuk ishte e organizuar si ato me ritet tradicionale islamike, e që tashmë po besohet se sulmi është bërë nga grupe talibane që po tentojnë rikthimin e shtetit islamik, shkruan agjencia Reuters.

Ky rast fatal tregon edhe brishtësinë e paqes së grupeve talibane edhe me Shtetet e Bashkuara (SHBA) e cila i ka në këtë shtet rreth 14 mijë trupa të vendosur, e që nuk po e fsheh se është e interesuar ti tërheq, nga lufta më e stërgjatur e amerikanëve.