“Dardanët” me peticion kërkojnë që emri i stadiumit kombëtar të jetë “Dardania Arena”
Tifozët e Kosovës, “Dardanët” përmes një peticioni kanë kërkuar që stadiumi kombëtar, që u prezantua në maket javën e shkuar, të emërtohet “Dardania Arena”.
Në një postim në Facebook, “Dardanët” kanë treguar se i kanë shkruar letër ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kryeministrit të Kosovës me kërkesën për këtë emër.
Në letër tregohet se iniciativa është përkrahur nga më shumë se 500 tifozë.
“Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet ‘Dardania Arena’. Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet”, thuhet në njoftim.