BasketbollSporti

Dardan Berisha rikthehet te KB.Peja

Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21.

Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut.

Dardan Berisha i lindur më 18 Nëntor 1988 në Pejë të Kosovës. Ishte vetëm 13-vjeçar, kur në vitin 2001 filloi të luante për të rinjtë e KB Peja, në të cilin klub më 2006 e filloi karrierën edhe si profesionist. Në vitet 2008-2010 ishte pjesë e skuadrës polake “Polonia Warszawa”,e më pas edhe për tri vite tjera tek “Anwil Włocławek”. Ai mori pjesë me Poloninë në Eurobasket-in e vitit 2011,ku ishte ndër lojtarët më të mirë të Polonisë. Pas përvojës në Eurobasket, nënshkruan kontratë me KB Peja, me të cilët në vitin 2013 shpallen Kampion të Superligës së Kosovës në Basketboll. Ky ishte edhe titulli i gjashtë, e njëkohësisht edhe i fundit i ekipit pejan. Në po atë vit,Dardan Berisha shkakton një “tërmet” tek tifozeria pejane, me kalimin e tij tek rivali i tyre Sigal Prishtina. Me Sigal Prishtinës, shpallet për katër vite rresht Kampion dhe në vitet 2015 dhe 2016,fitojnë edhe trofeun e Balkan League. Në momentin kur Kosova u bë pjesë e FIBA-s në vitin 2015, Berisha vendos ta përfaqësoj Kosovën në garat kualifikuese për Eurobasket 2017. Në vitin 2017, karrierën e vazhdoi në Çeki,si pjesë e klubit ČEZ Nymburk. Nga 2018 ishte pjesë e skudrës së Z Mobile Prishtina